​Institutit të Farmacisë hap drejt përmirësimit të cilësisë së barnave

Në Fakultetin e Mjekësisë sot është lansuar Instituti i Farmacisë, i cili po konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e arsimit të lartë dhe avancimin e sektorit shëndetësor në vend. Ky institut si detyrë të rëndësishme pritet ta ketë garantimin e cilësinë së barnave për pacientët.

Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hajrullah Çeku e cilësoi këtë si një moment shumë të rëndësishëm për Universitetin e Prishtinës dhe për zhvillimin e arsimit të lartë në vend.

Ai theksoi se kjo nuk është vetëm një hap organizativ, por një forcim i lidhjes mes arsimit, profesionit dhe nevojave reale të shoqërisë.

“Reformat që po e çojmë përpara në arsim e sheh arsimin e lartë jo vetëm si hapësirë mësimdhënieje, por si nxitës të dijes, inovacionit dhe zhvillimit. Në këtë kuadër, kemi përcaktuar qartë rritjen e mbështetjes për shkencën dhe orientimin e universiteteve drejt profilizimit kërkimor dhe aplikativ. Instituti i Farmacisë është pikërisht një shembull i kësaj qasjeje. Ai krijon mundësi që universiteti të mos jetë vetëm vend i transmetimit të dijes, por vend ku dija prodhohet përmes kërkimit, analizimit, bashkëpunimit me praktikën. Në një sektor si farmacia, dhe këtë ju e dini më mirë se të gjithë ne, kërkimi shkencor është domosdoshmëri. Ai lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e shërbimeve shëndetësore, me sigurinë e produkteve dhe me zhvillimin e industrisë farmaceutike”, deklaroi ministri Çeku.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu nëse asgjë tjetër, ky institut duhet të garantojë që në vendin tonë të sigurohet cilësia e barnave dhe të jetë në shërbim të publikut.

Ai theksoi se instituti ka potencial të jashtëzakonshëm që të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm për përmbushjen e misionit të këtij universiteti.

“Njëri nga këto funksione që ne duhet t’i përmbushim është edhe që ta lidhim sa më shumë e më ngushtë ëh, shkencën me industrinë, me dobi për ekonominë edhe për shoqërinë. Unë besoj fort që ky institut vërtet e ka potencialin, e kanë edhe vullnetin, të cilin e kam vërejtur edhe para ëh, disa vitesh në një takim që kisha me kolegët e degës së farmacisë, si dhe duke ditur edhe mbështetjen që ekziston edhe brenda Fakultetit të Mjekësisë, po edhe brenda Universitetit të Prishtinës…46’04Njerëzit e Kosovës, pacientët e të gjithë e meritojnë që të garantohen ndër të tjera që marrin edhe barna cilësore, që ato barna i kanë ato përmbajtje që ju shkruan në paketim. E unë e di që ka shpeshherë vështirësi e ndoshta edhe keqbërje në këtë drejtim. Pra, nëqoftëse hiç kurrgjë tjetër, ky institut do të duhej me u forcuar fort që me garantuar që në këtë vendin tonë me pasur qendra shëndetësore publike që vërtet e garantojnë cilësinë e barnave”, deklaroi ai.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë pranë Universiteti të Prishtinës, Sefedin Muçaj shprehu gatishmërinë e institucionit arsimor që udhëheqë ai për zhvillimin e arsimit dhe shëndetësisë në vend.

Ai vuri në pah rëndësinë e Institutit të Farmacisë si një hap i rëndësishëm për forcimin e kërkimit shkencor, lidhjen mes teorisë dhe praktikës, si dhe përmirësimin e cilësisë së studimeve.

“Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe mbetet i përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin e arsimit dhe shëndetësisë në vend. Në këtë drejtim, Instituti i Farmacisë për ne përfaqëson një platformë për avancimin e kërkimit shkencor në fushën e farmacisë, një mekanizëm për forcimin e lidhjes ndërmjet edukimit dhe praktikës profesionale, dhe një hap konkret drejt rritjes së cilësisë së programeve tona studimore”,tha ai.

Drejtoresha e Institutit të Farmacisë, Pranvera Breznica-Selmani deklaroi se sot po shënohet institucionalizimi i një vizioni që synon ta lidh ngushtë akademinë dhe praktikën profesionale.

“Sot nuk po e shënojmë vetëm hapje e një strukture të re po e shënojmë institucionalizimin e një vizioni që synon ta lidh ngushtë akademinë me praktikën profesionale industrinë, shërbimet shëndetësore zhvillimin e qëndrueshëm të sektori farmaceotik në Kosovë“, deklaroi ajo.

Back to top button