Ivanov thërret liderët e partive në takim
Gjorge Ivanov, bëri thirrje për të shqyrtuar situatën
Presidenti Gjorge Ivanov në konferencën për shtyp sonte, u bëri thirrje udhëheqësve të partive politike që nesër të vinë takim për të shqyrtuar situatën e re që të gjejnë një zgjidhje, shkruan tv21.tv.
“Çdo gjë mund të zgjidhet në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve. Prandaj, gjatë ditës së nesërme, u bëj thirrje kryetarëve të partive politike të vinë në takim, që ta shqyrtojmë dhe ta kalojmë situatën e krijuar “, tha Ivanov./21Media