Nuk miratohet rezoluta për 53 milionët që Qeveria ia dha Bechtel Enka-s
Nuk miratohet propozim rezoluta e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar një propozim rezolutë inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK për vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë 53 milionë euro konsorciumit Bechtel&Enka.
Qeveria e Kosovës më 5 qershor të këtij viti ka marr vendim për t’ia paguar 53 milionë euro shtesë kompaninë Bechtel & Enka në kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit. Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion.
Teksti i rezolutës e cila nuk u miratua:
1. Brenda pesë ditësh Qeveria, respektivisht Ministria e Infrastrukturës, të sjell në Kuvend dosjen e plotë, studimin e fizibilitetit së autostradës, kontratën me “Bechtel-Enka”-n, pasqyrat e pagesave nga thesari për cdo këst të paguar, letërkëmbimin, kërkesat dhe përgjigjet mes Qeverisë dhe “Bechtel-Enka”-s për borxhin e pretenduar
2. Të paraqes me shkrim menjëherë pas miratimit të kësaj rezolute para Kuvendin e Republikës së Kosovës arsyet e pagesës së 53 milionë eurove shtesë për këtë projekt.
3. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të hartojë raport të auditit për zbatim të kësaj kontrate dhe mbikqyrje të saj nga Qeveria, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave
4. Qeveria menjëherë pas miratimit të kësaj rezolute të paraqes me shkrim kuvendit koston përfundimtare të autostradës Ibrahim Rugova.
5. Qeveria të paraqes në Kuvend raportin e mbikëqyrjes së projektit të autostradës Ibrahim Rugova
6. Qeveria të publikojë në faqet zyrtare kontratat dhe dokumentet e plota të këtyre projekteve.
/21Media