Djali i Smajl Hajdarajt kërkon drejtësi për vrasjen e të atit
17 vjet nga vrasja e Smajl Hajdarajt
Sot u bënë 17 vjet nga vrasja e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj. Në 17-vjetorin e vrasjes së tij, djali i tij, Shpëtimi kërkon zbardhjen e vrasjes së të atit, i cili ishte vrarë nga persona të armatosur pranë shtëpisë së tij në Pejë, në periudhën e pasluftës.
“E enjte , 17 janar 2002
E enjte , 17 janar 2019
17 vite…
EDHE SA do zgjasë kjo marrëzi e padrejtësi??
Ne nuk do heqim dorë asnjëherë. Ashtu siç ishe edhe ti , në luftën tënde të drejtë.
Nuk patën shansë me u përballë para teje as me përkushtim , as me atdhedashuri , as me profesionalizëm , as me argumente , as me paraardhës ,…
Të ndalën vetëm me vrasje në pusi , tradhëti e terr – ashtu siç bëjnë të ligjët,kriminelët e tradhëtarët.
(Foto) Smajl Hajdaraj , nisje për Kuvend , janar 2002″, ka shkruar Hajdaraj.
Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë. Ai ishte vrarë në një atentat më 17 janar 2002./21Media