Dalin të gjithë minatorët e ngujuar në Trepçë
Minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore
Të gjithë minatorët e ngujuar në Trepçë kanë dalur nga miniera, pas ndërhyrjeve dhe rikthimit të energjisë elektrike në Mitrovicë.
Sipas raportimeve të para gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë, pasi që edhe institucionet e vendit kanë reaguar menjëherë.
Paraprakisht nga miniera kishin dalur 26 minator nga 100 sa ishin të ngujuar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë sot një trafo brenda Objekti të Trepçës.
Për daljen e minatorëve të parë nga miniera kishte njoftuar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një statusi në rrjetin social, Facebook.
Një zjarr ka përfshirë një trafo brenda Objekti të Trepçës sot rreth orës 12:00. Si pasojë e tij është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë, duke bërë që Mirovica të jetë pa energji elektrike./21Media