Hamza: Nuk ka përkeqësim të makroekonomisë në këtë Qeveri
Sipas Hamzës, shpenzimet e rezervave ndër vite janë të ngjashme
Ministri i Financave, Bedri Hamza sot gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit theksoi se kur flitet për shpenzimet e rezervave, del se shpenzimet e rezervave ndër vite janë të ngjashme, por ka një rënie të shpenzimeve në vitin 2017 dhe 2018.
“Nuk ka përkeqësim të makroekonomisë në këtë Qeveri. Nuk jam për mi arsyetuar shpenzimet e mjeteve jashtëligjore. Kosova është i vetmi vend në rajon që ka lansuar portalin për transparencë të shpenzimeve të parasë publike”, tha Hamza në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për shpenzimet e paplanifikuara të Qeverisë.
Ai tha se sa i përket fondeve për pavarësi, Qeveria ka ndarë 500 mijë, mirëpo do të bëhet transparent shpenzimi i tyre.