AAK-së iu bashkuan edhe 100 anëtarë
AAK në Ferizaj u bë edhe me 100 anëtarë të rinjë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se sot mbi 100 anëtarë të rinjë iu bashkuan kësaj partie dega në Ferizaj.
“Pensionist, punëtorë, arsimtar, student, të rinj dhe të reja i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatit për deputet nga Ferizaji, Xhavit Zariqi”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Nënkryetari i Komunës së Ferizajit, njëherazi kandidat për deputetë, Xhavit Zariqi, pasi ua shpërndau librezat e anëtarësisë, iu uroj mirëseardhje në shtëpinë e Aleancës dhe i falenderoj për mbështetjen, përkrahjen dhe besimin e tyre, që po e tregojnë për të nominuarin për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.