E diela ditë pushimi në Skenderaj
Vendimi hyn në fuqi nga 1 marsi
Komuna e Skenderajt ka marrë vendim që e diela të bëhet ditë pushimi për subjektet afariste në Skenderaj
Sipas njoftimit nga kjo komunë ky vendim hyn ne fuqi nga 1 marsi.
Ndërsa bëhet e ditur se përjashtim do të bëjnë dyqanet ushqimore të cilave u lejohet të punojnë edhe të dielave deri në orën 11:00, kafiteritë , restaurantet, furrat e bukës, sallonet e ondulimit si dhe pikat e shitjes së derivateve të naftës të cilat do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt siç kanë punuar deri me tani./21Media