Policia sekuestron armë dhe municione në Kaçanik

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një bastisje të zhvilluar sot në Kaçanik, në një shtëpi kanë gjetur dhe sekuestruar dy revole pa leje dhe municione.

Po ashtu tek i dyshuari janë gjetur edhe dy armë tjera që i posedonte me leje valide.

 

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: Një pistoletë e tipit Glock 17 9×19 me numër serik AKG577 me një karikatorë dhe 17 cop fishek të kalibrit 9mm, për të cilën nuk posedon leje. Një armë e gjatë e prodhimit Mossberg, model Patriot made in USA, me nr. Serik: MPR 108642 me dylbi, një paketim me 9 cop fishek me mbishkrim 30-0 6 Sprg, .me leje valide. Nëntë paketime me fishek (180 cop) me mbishkrim 30-06 Sprg, Një pistoletë SIG SAUER P226 me numër serik U135891 me një karikatorë me 5 cop fishek për të cilën nuk posedon leje. Një Pistoletë Beretta, made in USA BUPICO me numër serik PC0189943 me dy karikatorë dhe 22 cop fishek të calibrit 9mm, me leje valide“, njofton Policia.

Sipas tyre, gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.

Me urdhër të Prokurorit, pas intervistimit  i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button