“Vetëvendosja nuk hynë në koalicion me PDK”
Ahmeti ka ripërsëritur se VV nuk do të hyjë në koalicion me PDK
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se PDK e ka vendin në opozitë dhe se Vetëvendosja nuk do të hyjë në koalicion me ta dhe as nuk do të diskutojë për mundësinë e ndonjë koalicioni me PDK-në.
“Qytetarët ja kanë dhënë mandatin LVV për ndryshim. Ne si LVV nuk do të hyjmë në koalicion e as në kurrfarë diskutimi me PDK-ne. Mire është që as LAA të mos shkojë ne kurfarë diskutimi/negociate me PDKnë. PDK e ka vendin në opozitë, e ne nuk do të lejojmë që Thaçi ta deformojë vullnetin e popullit dhe proceset demokratike”, ka thënë Ahmeti./21Media