Hoti pranon ftesën nga BE-ja për takimin në Bruksel
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka pranuar ftesë nga Bashkimi Evropian për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit, Xhavit Beqiri.
Në lidhje me këtë kryeministri Hoti, sot në një konferencë për media ka thënë se data e takimit do të merret vesh ditëve në vijim.
Shefi i ekzekutivit sot gjithashtu ka theksuar se Kosova i ka kryer kompromiset sa i përket çështjes që lidhet me dialogun dhe bisedimet me Serbinë.