Von Cramon shpreson që bisedimet Hoti-Vuçiq të mos ndërpriten

 

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon shpreson që bisedimet Hoti-Vuçiq të mos ndërpriten. Ajo ka vlerësuar se Kosovës dhe Serbisë i nevojitet një angazhim i mirëfilltë edhe rreth temave të vështira.

“Shpresoj të mos ndërpriten bisedimet, dhe takimi i radhës të mbahet ashtu si është planifikuar. Të dyja palëve u duhet një angazhim i mirëfilltë edhe në temat e vështira dhe nuk mjafton të nënshkruhet një marrëveshje, zbatimi duhet të pasojë dhe të vlerësohet”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Twitter.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot ka pranuar ftesë nga Bashkimi Evropian për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian. /21Media 

Back to top button