IKSHPK thotë se po i marrin lakmi edhe ekipet botërore
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vazhdon testimin e qytetarëve për koronavirus në hapësira publike.
IKSHPK njofton se në tendat e vendosura për Covid-19 në Prishtinë sot deri në ora 11:05 janë testuar 257 persona.
“Ekipi fenomenal i ISHPK! Pritja mesatare 1 minutē e 7 sekonda! Lakmi ekipet botērore!
Boll ma sehirxhinjve!”, kanë shkruar IKSHPK.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë më parë u ka bërë teste për Covid-19 qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë./21Media