Gjendja e tre vjeçares që mbijetoi nga aksidenti në Rrugën e Kombit

 

V.A , 3-vjeçarja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit, ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Vajza e familjes Avdijaj ka një këmbë të thyer, ndërsa stafi i Spitalit të Traumës po monitoron gjendjen e saj.

“Tre-vjeçarja ndodhet në ambjentet e spitalit prej disa minutash. Burime na thanë se gjendja e saj është kritike, serioze për jetën por gjithësesi ka shpresa që e vogla tre vjeçare, ti mbijetojë kësaj tragjedie që i mori të gjithë familjes e saj“., raporon Oranews

Në ambjentete Spitalit të Traumës ka mbërritur edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani.

Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë qytetit të Rubikut, V.A tre-vjeçare humbi prindërit dhe motrën e saj, 5 vjeçare. Ndërsa viktimë mbeti edhe nipi i familjes, 11 një vjeçar.

Back to top button