Gjendja shëndetësore e të lënduarve në shpërthimin në Ferizaj
Janë bërë 10 ditë nga shpërthimi i bombolës së gazit në restorantin e një qendre tregtare në Ferizaj.
Gjashtë të lënduar u dërguan për trajtim shëndetësor në Turqi dhe Austri.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media sot ka raportuar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga shpërthim.
Ai ka thënë se nga 4 pacientët e dërguar në Turqi, dy prej tyre janë në intubacion, ndërsa dy të tjerë i janë nënshtruar operimit dhe gjendja e tyre është stabile.
Ndërkaq, sipas Zemajt, gjendja shëndetësore e dy pacientëve të dërguar në Austri është stabile dhe trajtimi i tyre po vazhdon.
Zemaj ka falënderuar stafin mjekësor kosovar dhe shtetin e Turqisë dhe atë të Austrisë për gatishmërinë dhe punën e tyre në këtë rast./21Media