Melania Trump jep mesazhin e lamtumirës
Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan në largim, Donald Trump, ka publikuar fjalimin lamtumirës përmes një videoje të postuar në rrjetin social Twitter.
Ajo është shprehur se ka qenë një nder të ishte në atë post dhe se të gjithë amerikanët do të jenë në zemrën e saj gjithmonë.
Tutje ajo ka lavdëruar pjesëtarët e ushtrisë dhe forcave të zbatimit të rendit në fjalimin e saj. Ka thënë po ashtu se “është prekur nga fëmijët” që kishte vizituar nëpër spitale.
Melania po ashtu ka falënderuar profesionistët shëndetësorë për punën e tyre në luftimin e koronavirusit.
A Farewell Message from First Lady Melania Trump pic.twitter.com/WfG1zg2mt4
— Melania Trump (@FLOTUS) January 18, 2021