Votimi i diasporës, VV thotë se KQZ e ka shkelur afatin

 

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi sot në konferencë për media u shpreh se po e mbajnë konferencën me qëllim të nxjerrjes së të gjitha fakteve dhe të bërjes transparente për gjendjen e krijuar në lidhje me votimin jashtë vendit.

Kurteshi u shpreh se nga numri i madh i aplikimeve në KQZ, ende nuk e kanë listën përfundimtare, që tregon saktë sa aplikues janë konfirmur sa janë refuzuar dhe si ka kaluar procesi i verifikimit përmes telefonit.

“Siç e dijmë ne verifikimi përmes telefonit nuk ka përfunduar ende. Prej ores 00;00 është dashur të fillohet me votimin jashtë vendit, KQZ ka shkelur këtë afat dhe kjo është ndër shkeljet më të rënda. Kjo nuk është shkleja e parë as e fundit në këtë proces që janë duke e minuar partitë PDK LDK bashkë me KQZ-në.”, u shpreh Kurteshi.

Ai tha se shkeljet dhe tejkalimet e afateve bëjnë të ditur që KQZ ka kaluar në një rrafsh tjetër e të kryerjes së veprave penale.

“Njëra për cenimin e të drejtës për ushtrimin e mjetit juridik, sepse nuk i është lënë afat që të kundërshtojnë listën e qytetarqve që kanë aplikuar për votim. Kjo është shkelur sepse ka qenë deri më 25 janar. KQZ në vend që të merret me respektimin e afateve që i ka vendosur vet nuk i ka respektuar as afatet e veta.”, shtoi Kurteshi./21Media

Back to top button