Kaloni te përmbajtja kryesore

Pishina e parë transparente në botë, 35 metra mbi tokë

 

Banorët e një ndërtese në jugperëndim të Londrës kanë shfrytëzuar mundësinë për t’u relaksuar në një pishinë transparente dhe shumë të veçantë.

Kjo besohet të jetë pishina e parë e tejdukshme në botë e ndërtuar mes dy rrokaqiejve, transmeton rtv21.tv.

Pishina që shkakton marramendje është 35 metra mbi tokë midis dy kullave rezidenciale 10-katëshe në lagjen Nine Elms të kryeqytetit.

Anët transparente lejojnë notarët të shijojnë pamjet poshtë tyre.

Pishina u hap më 19 maj për banorët e apartamenteve luksoze Embass Gardens./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button