Publikohen regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

 
Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.
Deklarimi vjetor i pasurisë ka filluar më 1 mars 2021 dhe ka përfunduar me 31 mars të këtij viti.  Me këtë rast agjencia ju bën thirrje deklaruesve  që të kontaktojnë në qoftë se kanë ndonjë shqetësim.
 Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese, për çdo shqetësim eventual, lidhur me vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, ose në e-mail adresën: akk.deklarimi@rks-gov.netme qëllim të evitimit të lëshimeve të mundshme teknike që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në deklarimin e pasurisë, ka bërë të ditur se ka në pronësi një banesë të papërfunduar, në vlerë prej 40 mijë eurosh, sipërfaqe rreth 83 metra katrorë, e blerë me kursime dhe kredi.
Ajo pronësi ka një garazh të papërfunduar, në vlerë prej 2.500 euro dhe parcelë toke 5 ari, në vlerë prej 35 mijë eurosh e blerë me kredi dhe kursime.
Kurse. bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ka një banesë në vlerë prej 66 mijë euro, dy shtëpi, njëra në vlerë prej 120 mijë euro dhe tjetra 180 mijë euro. Gjithashtu edhe ai ka në posedim një garazh në vlerë prej 5 mijë euro. Osmani ka rreth 39 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare, derisa bashkëshorti i saj rreth 12 mijë euro. Të dy kanë detyrime financiare rreth 97 mijë euro.
Si burim i të hyrave, presidentja Osmani ka bërë të ditur se i ka nga paga dhe mëditjet në Kuvendin e Kosovës, rreth 33 mijë euro në vjet, derisa bashkëshorti i saj rreth 45 mijë euro të hyra.
Në mesin e zyrtarëve të lartë publikë pasurinë e tij e ka deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka deklaruar se i ka në bankë  529 euro e 26 cent.
Ndërkaq bashkëshortja e tij i ka 10 mijë euro në bankën DNB në Norvegji.
Pasurinë e ka deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas deklarimit të pasurisë në AKK-së, Vitia ka raportuar një shtëpi të trashëguar me sipërfaqe 250 metra katror me vlerë 150 mijë euro dhe një truall me sipërfaqe 15 ari po ashtu të trashëguar, me vlerë 250 mijë euro.
Ai ka një veturë Mazda të cilën e ka blerë nga kursimet dhe huamarrja në vitin 2013 me vlerë 12 mijë euro, dhe një veturë Suzuki të cilën e ka blerë me kredi bankare në vitin 2018 me vlerë 15 mijë euro. Vitia ka deklaruar 6 mijë e 523 euro e 29 cent para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare dhe 2 mijë e 488 euro e 71 centë para të gatshme të bashkëshortes.

Ministri, ka deklaruar se e ka një kredi në vlerë prej 20 mijë eurosh në emër të bashkëshortes dhe 2 mijë e 500 euro huadhënje po ashtu në emër të bashkëshortes.
Adriana Matoshi deputete e VV-së ka deklaruar se ka një shtëpi 66 metra katrorë në vlerën e 400 mijë eurove, shtëpi kjo e që është në emër të prindërve të saj,

Matoshi ka deklaruar edhe një makinë e cila kushton tre mijë euro dhe siç ka thënë ajo, është e prindërve. /21Media 

Back to top button