Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i vdekur dhe 70 raste të reja me koronavirus

 
Një person ka vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 70 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
“Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
MSH ka njoftuar se sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në total numri i rasteve aktive është 366./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button