Policia gjeti 10 kilogramë substancë narkotike në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, në veturën e së cilit ka gjetur 10 kilogramë substancë narkotike.
Arrestimi është bërë të mërkurën rreth orës 13:00, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
“Gjatë kontrollit të automjetit BMW X5, zyrtarët policor kanë hasur në disa paketime të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe si rezultat i saj është arrestuar personi i dyshuar (B.C.), mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge” nga neni-273. Lidhur me rastin janë angazhuar edhe njësia policore e antidrogës, e cila së bashku me njësinë e Krimteknikës Regjionale në Prishtinë kanë ndërmarr veprime të mëtejme dhe gjatë kontrollit në detaje të personit dhe veturës janë gjetur dhe konfiskuar 10 (dhjetë) paketime me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, që dyshohet të jenë afërsisht rreth 10 (dhjetë) kilogram. Janë ndërmarr veprime të tjera operative policore dhe gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit e cila gjendej në Prishtinë, janë gjetur dokumentacione të ndryshme personale (letërnjoftime, pasaporta) të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e vizave të një shteti të huaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë kontrollit, të dyshuarit gjithashtu i janë konfiskuar rreth 300 euro, 2300 dinarë të Serbisë, 10 denar të Maqedonisë Veriore, si dhe telefona.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button