Kaloni te përmbajtja kryesore

Adrola Dushi e dëgjoi babain e saj, vaksinohet

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka bërë të ditur që është vaksinuar.
28 vjeçarja publikoi një fotografi nga qendra e vaksinimit duke theksuar se babai i saj do jetë i lumtur pasi ka vendosur që ta marrë vaksinën.
“Dhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për 5 minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota pasi vendosa të bëj vaksinën”, ka shkruar Adrola në instastory.

Adrola, njihet për pjesëmarrjen e saj në konkurse të bukurisë dhe përveç që është një modele e sukseshme ajo është edhe një nënë e përkushtuar. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button