Rihanna me koleksion të ri për veshjet e brendshme
Rihanna kohët e fundit është dhënë pas disajneve të modës, dhe ajo tashmë realizoi edhe koleksionin e ri të veshjeve të brendshme Savage x Fenty Volume 3. Ajo për ta prezantuar këtë koleksion bashkëpunoi sërish me kompaninë Amazon Prime Video.
Rihanna me këtë rast për Ap ka thënë se sa herë që realizon një revy mode, apo pasi që e realizon një ngjarje mode, analizon çdo gjë për të parë nëse ka arritur atë që ka synuar. Ajo ka thënë se është paranoja ajo e cila e nxitë të vazhdojë me punën, dhe qëllimi i saj me këtë është që t’i bëjë njerëzit të ndihen të pranishëm, që të ndjejnë atë që ajo synon të paraqesë me disajnet e saja. Dhe Rihanna vazhdon të punojë në këtë fushë.
Rihanna ka thënë se vitin e ardhshëm do të punojë edhe më shumë dhe të zhvillohet në këtë fushë me projektet e saja.
Rihanna ka thënë se disajnet që preferon më së shumti nga ky koleksion janë sutjenat të cilat e bëjnë të ndihet mirë, sepse siç ka thënë ajo, tani është 33 vjeçe dhe trupi normalisht se ndryshon, se më nuk është si më parë, e një palë sutjena të përshtatshme është më se e nevojshme për tu ndjerë mirë, ka thënë ajo.
Rihanna ka treguar se kanë disajnuar veshje të brendshme edhe për meshkuj, për madhësi të ndryshme trupore, për raca të ndryshme.
Rihanna ka folur edhe për albumin e saj të ri, për të cilin nuk ka bërë të ditur ndonjë date të caktuar, e i cili veç modës luan një rol të rëndësishëm në karrierën e saj.
Ajo ka treguar se kësaj radhe nuk do të sjell muzikë siç janë mësuar fansat e saj të dëgjojnë, dhe se është duke eksperimentuar. Sipas saj, edhe muzika është si moda, për të sjellë muzikë të re duhet angazhuar, e më pas edhe interpretuar, e kështu edhe moda është njëjtë, disajnet na bëjnë të ndihemi mirë, por kërkojnë punë.
Prezantimi i disajneve të reja të Rihannës u xhirua në Los Angeles. Gjatë tij intepretuan muzikë një radhë këngëtarësh, si Nas, Ricky Martin, Jasmine Sullivan, Daddy Yankee dhe Normani. Adriana Lima, Gigi Hadid, Vanessa Hudgens, Erykah Badu dhe Alek Wek dhe Jeremy Pope do të bëjnë paraqitje speciale.
Shou i modës dedikuar disajneve të reja të veshjeve të brendshme për meshkuj e femra i Rihannës do të prezantohet në Amazon këtë të premte./21Media