Kaloni te përmbajtja kryesore

Rihanna për albumin e ri: Nuk keni ide çfarë po vjen

Këngëtarja e njohur, Rihanna është në përgatitje të albumit më të ri të saj, pas një pauze goxha të gjatë dhe sipas saj po vjen diçka krejtë ndryshe nga ç’jeni mësuar të dëgjoni, madje është shumë më ndryshe nga e gjithë puna e saj që e ka bërë deri më tani.
“Gjithçka që dini për mua nuk është ajo çfarë do të dëgjoni, jam duke eksperimentuar, muzika është si moda, duhet të dish të luash me të. Po bëj qejf dhe do të jetë diçka ndryshe”, tha Rihanna.
Ylli nga Barbados, krahas angazhimeve me “Savage X Fenty” po shfrytëzon kohën e saj për të eksperimentuar.
Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që nga lansimi i albumit të tetë “Anti”, pjesë e të cilit janë edhe hitet si “Ëork”, “Love one the Brain”, “Needed”, e shumë të tjera.
Deri më tani nuk është dhënë një datë finale kur do të lansohet ky album./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button