Aksident me fatalitet në Leposaviq

Një person ka humbur jetën në aksident trafiku në Leposaviq.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:05.
Viktima, sipas Policisë, derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin, kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, kishte dalë jashtë rrugës dhe ishte rrokullisur ku si pasojë kishte ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve./21Media

Back to top button