Sulm me çekiç, 4 persona dërgohen në spital
Një burrë sulmoi tre gra dhe një burrë me një çekiç mbrëmë vonë në Londër.
I dyshuari sulmoi fillimisht dy gra, të moshës 20-30 vjeç, në Regent Street.
Policia tha se ata ishin thirrur në zonë pas njoftimeve për një incident të dhunshëm, transmeton rtv21.tv.
Pas sulmit të parë, burri u largua drejt rrugës së “Glasshouse” dhe hyri në një pijetore ku goditi një grua në të 40 -at dhe një burrë në të 50 -at me çekiçin e tij.
Qytetarët arritën të ndalonin të dyshuarin derisa policia mbërriti dhe arrestoi të dyshuarin 38-vjeçar.
Raportohet se katër viktimat u dërguan në spital për trajtim, mirëpo asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime kërcënuese për jetën./21Media