Kaloni te përmbajtja kryesore

Digjet një banesë në Fushë Kosovë, policia dhe FSK shpëtojnë një grua

Një banesë është kapluar nga zjarri dje pasdite në Fushë Kosovë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy policë dhe gjashtë pjesëtarë të FSK-së, të cilët e kishin hapur derën e banesës me forcë dhe e kishin nxjerrë nga banesa viktimën femër kosovare, të cilës i është ofruar tretman mjekësor.
Gjithashtu, në vendin e ngjarjes kanë dal eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga energjia elektrike.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button