Kaloni te përmbajtja kryesore

Zogaj tha se institucionet e Kosovës janë nën trysni të Brukselit zyrtar

Profesori Agim Zogaj, sonte në RTV21 tha se Qeveria e Kosovës është duke dëshmuar se është e vullnetshme që në frymën e integrimeve evropiane dhe të politikave të BE-së të zbatojë normat dhe thirrjet e BE-së për të shkuar drejt integrimeve.
Zogaj u shpreh se Serbia është ajo që po bllokon dhe e cila vë kushte.
Ai shtoi se Institucionet e Kosovës janë nën trysni të drejtpërdrejtë të Brukselit zyrtar, shkruan rtv21.tv

Në Bruksel sot u mbajt takimi i parë i grupeve punuese në nivel të ekspertëve për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim u bisedua për planin e takimeve të rregullta ndërmjet grupeve punuese të ekspertëve në muajt e ardhshëm, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për këtë çështje, bazuar në dy parime themelore: zgjidhja të bazohet në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të BE-së dhe çfarëdo ndryshimi potencial duhet të vlejë dhe të ndërmerret nga të dy palët./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button