Pioli-Milan, pritet vazhdimi i bashkëpunimit
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli raportohet se është afër vazhdimit të kontratës së re me klubin deri në qershor të vitit 2024, gjë që do të përmirësonte pagën e tij aktuale.
Që kur ka marrë drejtimin e skuadrës nga Marco Giampaolo në tetor të vitit 2019, Pioli ka grumbulluar një mesatare prej 1.97 pikësh për ndeshje në Serise A.
Ata janë aktualisht liderë të përbashkët të Serisë A me Napolin dhe kthehen në Ligën e Kampionëve për herë pas shtatë viteve, të gjitha me një buxhet transferimi shumë më të vogël se shumë nga rivalët e tyre.
56-vjeçari aktualisht ka kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2022 dhe fiton vetëm 2 milionë euro neto për sezon, të njëjtën pagë me Sinisa Mihajlovic në Bologna dhe Ivan Juric të Torinos.
Drejtori Paolo Maldini dhe vetë trajneri kanë konfirmuar se negociatat po shkojnë mirë për një kontratë të re. Sipas “Calciomercato.it”, e vetmja pengesë mbetet marrja e konfirmimeve të qarta nga Elliott Management për rritjen e pagave.
Pioli do të jetë sërish shumë larg trajnerëve me fitimet më të mëdha në Serie A, të cilët janë Max Allegri në Juventus dhe Jose Mourinho i Romës, të përfitojnë nga 7 milionë euro neto për sezon.