Murali i Nexhmije Pagarushës mbulohet me logo të një kompanie

Murali i Nexhmije Pagarushës që është promovuar me 12 nëntor është punuar në ballinën e një ndërtese në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, nga artistja spanjolle Alba Fabre.
Mirëpo, sot një pjesë e këtij murali është mbulur me një logo të një kompanie tjetër.


Kujtojmë që qëllimi i këtij murali është që të nderojë figurat që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë.
Ky projekt është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës.
Gjithashtu rtv21.tv ka kontaktuar edhe me drejtorin e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, ku po pret përgjigjje në lidhje me këtë çështje./21Media

Back to top button