Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfiskohen 11 kg drogë në veri të Kosovës

Një person është arrestuar në veri të Kosovës për posedim të paautorizuar të marihuanës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka konfirmuar për portalin rtv21.tv se Policia ka konfiskuar 11 kilogramë drogë të llojit marihuanë.
“Pas kontrollës së hetuesve policorë kundër narkotikëve kanë identifikuar sasi të dyshuar të narkotikëve në çantat të cilat i barte me vete në stacionin e autobuseve në veri të Mitrovicës”, ka thënë Hoti.
Prokurori është informuar lidhur me veprimet policore, ndërsa ndaj të dyshiarit inicohet kallzimi penal për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button