Edhe 107 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Sot janë regjistruar edhe 107 raste të reja me koronavirus. Numri i rasteve të reja doli pas testimit të 5 mijë e 561 mostrave.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve të fundit nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19.
Aktualisht janë 740 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2 mijë e 639 doza të vaksinës.
Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 785 mijë e 291 persona./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?