Gjatë arrestimit të një personi për dhunë, polici sulmohet me thikë

Një zyrtar policor është sulmuar sot me thikë nga një i dyshuar për dhunë në familje, në Samadraxhë të Suharekës.
Sipas policisë, zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, më pastaj duke u dërguar në spitalin rajonal në Prizren.
Mjeku kujdestar, siç ka informuar policia, ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë.
“Sot, me datë 10 janar 2022, rreth orë 10:50 policia në Suharekë është informuar për një rast dhunë në familje në fshatin Samadraxhë- Suharekë. Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policor më një mjet të prehtë thike që për pasojë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës.”, është bërë e ditur në komunikatë.
I dyshuari B.K, i lindur në vitin 1981 është arrestuar nga policia dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë pasi i njëjti një rast të lëndimit të personit zyrtar e kishte kryer edhe më herët.
“Në lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.”, ka informuar tutje policia.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button