Shqipëria do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të “Eurovisionit”
Sot është hedhur shorti i gjysmëfinales së festivalit “Eurovision Song Contest”. Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Ronela Hajati do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të “Eurovisionit” më 10 maj.
Në gjysmëfinalen e parë, Shqipëria do të këndojë e para. Ndërsa, në gjysmëfinalen e dytë e para do të këndojë Australia.


Ronela Hajati, e cila ka fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”, që do të mbahet në Itali. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret”.
Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria është përfaqësuar në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues i Eurovisionit është shpallur grupi italian, Maneskin me këngën rock, “Zitti e buoni”./21Media