Çfarë do të ofrojë Teatri Oda për muajin shkurt?

Teatrot vendor kanë publikuar tashmë orarin e shfaqjeve që do të jepen gjatë muajit shkurt.
Pas një muaji goxha të bujshëm me shfaqje të ndryshme, Teatri Oda do të ofrojë për publikun shfaqje të tjera të parapara për tërë muajin shkurt.
“Inspektor Limi”, “Audienca e Vaclav Havelit”, “Stiffler”, “Queer Bodies”, “Kthimi i Karl Majit”, janë shfaqjet që do të jepen gjatë muajit shkurt, në Teatrin Oda.
Duke filluar nga 4 shkurti deri më 24 shkurt do të keni mundësi ti ndiqni shfaqjet e lartcekura sipas orareve që i publikon Teatri në faqen zyrtare.

Gjatë janarit ka pasur shfaqje të cilat u anuluan në mungesë të energjisë elektrike apo në mungesë të ngrohjes./21Media

Back to top button