Mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara
Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 656 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Po ashtu, për qytetarët që nuk respektuan masat kundër COVID-19, Policia ka shqiptuar 229 tiketa.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 20 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 aksidente trafiku me dëme materiale.
Policia ka arrestuar 23 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./21Media