Von Der Leyen: Sanksionet e BE-së do të gërryejnë ekonominë e Rusisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen po flet në Bruksel për të përshkruar sanksionet për të “degraduar seriozisht ekonominë ruse”.
“Ne do të ngrijmë asetet ruse në BE dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregun financiar evropian. Masat do të ndikojnë rëndë Rusinë, duke rritur rrjedhjen e kapitalit, duke rritur inflacionin dhe duke gërryer gradualisht bazën e saj industriale. Ne do të dobësojmë pozicionin teknologjik të Rusisë në fushat kryesore nga komponentët e teknologjisë së lartë deri te softueri më i avancuar”, tha Von Der Leyen.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar sanksione të ashpra kundër Moskës./21Media