Osmani në Turqi kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë është i palëkundur.
Gjatë kësaj konference Osmani ka kërkuar edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Duke parë atë që po ngjanë në Ukrainë, është e natyrshme që Kosova të anëtarësohet në NATO, në këtë organizatë që Turqia ka vend të rëndësishëm”, ka thënë Osmani./21Media