Mbi 600 fëmijë u lindën gjatë shkurtit në QKUK

Gjatë muajit shkurt në Klinikn Obstetrike Gjinekologjike në QKUK u lindën  mbi 600 fëmijë.
Për portalin rtv21.tv drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli bëri të ditur se gjatë muajit të kaluar u lindën gjithsej 655 foshnje.
Sipas tij, 354 foshnje nga 655 janë meshkuj, kurse 321 femra. Gjatë janarit 16 gra lindën binjakë, ndërsa dy gra trenajkë.
Kujtojmë se, në muajin e parë të vitit 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë u lindën edhe 735 fëmijë.
Gjatë vitit 2021, prej janarit deri në fund të nëntorit, në QKUK janë lindur 8 mijë e 44 foshnje./21Media

Back to top button