Dhjetra të plagosur pas bombardimeve në Mariupol
Luftimet e ashpra po vazhdojnë në Mariupol, pasi forcat ushtarake ruse kanë rrethuar qytetin jugor të Ukrainës.
Banorët raportuan për bombardime të rënda gjatë gjithë natës, por kryetari i Mariupolit, Vadym Boychenko tha se pavarësisht punës, qyteti po qëllohet, po granatohet dhe numri i civilëve të plagosur po rritet.
“Sot janë 128 njerëz në spitalet tona. Mjekët tanë nuk shkojnë më as në shtëpi. Ata po luftojnë për jetën e banorëve të Mariupolit”, tha ai.
Forcat ruse shpresojnë të marrin Mariupolin për të përfunduar një ‘korridor tokësor’ që do të lidhte Krimenë me Rusinë Jugore./21Media