Dyshohet se kryetari Agim Ademi sulmoi punëtorin Artan Govori!
FFK-ja e demanton: Ka pasur debat të zakonshëm e jo sulm fizik
Në prag të Kuvendit Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, dyshohet se ka ndodhur një rrahje ndërmjet kryetarit Agim Ademi dhe punëtorit të këtij institucioni, Artan Govori. Policia e Kosovës ka intervistuar Govorin për atë që ka ndodhur në FFK sot, teksa ka bërë të ditur që hetimet do të vazhdojnë. Në anën tjetër, Ademi ka mohuar sulmin ndaj Govorit. Ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës ku përmes një komunikate ka mohuar sulmin. “Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin lidhur me raportimet e mediave për kinse sulm fizik të presidentit Agim Ademi ndaj njërit prej punëtorëve të administratës, Artan Govori brenda selisë së FFK-së. Në selinë e FFK-së nuk ka ndodhur kurrfarë sulmi fizik, por thjesht ka qenë një debat i zakonshëm për natyrat e punës brenda federatës. Janë stafi i FFK-së dhe dëshmitarë tjerë, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentet kur aludohet se ka pasur sulm fizik, e që në fakt ka qenë vetëm një debat, thotë FFK./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?