Presidentja sot bën iftar në familjen e dëshmorit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet një video-mesazhi ka treguar për qëllimin e vizitave nëpër komuna, e që po e nisë sot me Komunën e Gjilanit.
Osmani ka theksuar është e domosdoshme që të ulen me kryetarët e komunave e të falsin për sfidat që ballafaqohen ata.
“Kemi filluar me Komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga kryetari më i ri në moshë për të parë se çfarë punë po bëhen dhe çfarë punë mund të bëjmë bashkërisht tash e tutje pastaj do të vazhdojmë me përurimin e punimeve në një shkollë në mënyrë që të kenë qasje të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta”, ka thënë Osmani.
Vizitat presidentja më pas do t’i vazhdojë në disa organizata joqeveritare dhe biznese.
“Pas bizneseve do të jemi mysafirë në një familje dëshmori ku do ta kryejmë iftarin së bashku. Do të jetë një ditë me takime të rëndësishme”, ka përfunduar ajo./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?