Imazhi i shitësit të qebapit fiton konkursin ndërkombëtar të fotografive të ushqimit

Një foto e një shitësi ushqimesh në rrugë që punon në një furrë të mbuluar me tym ka fituar një çmim të madh për fotografinë e ushqimit.
Debdatta Chakraborty u emërua si fituesja e përgjithshme e Fotografes së Ushqimit Pink Lady të Vitit 2022 për një imazh të titulluar “Kebabiyana”, i cili u shkrep në Srinagar, në Kashmirin e administruar nga India.
Fotografja indiane e bëri fotografinë në një rrugë të frekuentuar natën, ndërsa shitësit ndezën furrat me qymyr për të përgatitur qebapët wazwan dhe ushqime të tjera në rrugë, transmeton rtv21.tv.

“Në botën e sotme, më shumë se kurrë, ne ndjejmë nevojën për rehati, për dashuri”, thotë themeluesja dhe drejtoresha e çmimeve, Caroline Kenyon.
Nga hellet fluturojnë shkëndija, pjekjen e të cilave pothuajse e nuhasim, imagjinojmë aromën e ngrohtë e të shijshme. Ky imazh, i butë, por i fuqishëm, ushqen shpirtin tonw.
Mijëra aplikime u dorëzuan nga më shumë se 60 vende në mbarë botën dhe fituesit u shpallën në internet përmes një ngjarjeje të transmetuar drejtpërdrejt./21Media

Back to top button