Tahiri kërkon sërish falje për sharjen në Kuvend
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar edhe një herë falje për sharjen që ka bërë në Kuvend.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë sërish se nuk kishte për qëllim ta fyente asnjë deputet.
“Të dashur miq e të nderuar qytetarë. Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar.”, ka shkruar Tahiri.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri është dëgjuar duke sharë në Kuvend. Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së.
“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”, dëgjohet duke thënë ai.
Kjo ndodhi kur deputetet e pozitës, godisnin tavolinat duke ia pamundësuar atij fjalën. Sa i përket këtij akti më vonë Tahiri ka kërkuar falje duk thënë se ka qenë nën afekt./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?