Tentim grabitje në filialin e një institucioni financiar

Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në filialin e një institucioni financiar në Çagllavicë të komunës së Prishtinës.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 10:45 është raportuar për një grabitje në tentative të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në  Çagllavicë të komunës së Prishtinës. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.”, ka bkrë të ditur Borovci.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve./21Media

Back to top button