Çka diskutuan Vuçiqi e kancelari Scholz

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ka shkëmbyer mendime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz për të gjitha temat siç i quan ai “të rëndësishme dhe të vështira”.
Mediat serbe raportojnë se gjatë takimit me kancelarin gjerman, Vuçiqi tha se do të bëjnë maksimumin për të bërë përparim në dialogun me Kosovën.
“Ne do të bëjmë çmos që të arrijmë progres në kuadër të dialogut me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit”, tha ai.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz para se të shkonte në Serbi, ndalesën e parë në Ballkanin Perëndimor e pati në Republikën e Kosovës ku edhe u takua me kryeministrin, Albin Kurti./21Media

Back to top button