Policia deklarohet për sulmin me armë zjarri në një diskotekë

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmë në drejtim të një diskoteke “e cila ndodhet në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, respektivisht në fshatin Llapnasellë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Policisë, përveç dëmëve materiale nuk është raportuar për të lënduar.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë Borovci./21Media

Back to top button