​Kurti: Kënaqësi e veçantë kur kupën botërore e fiton në shtëpinë tënde

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndoqi finalen e meshkujve të Kupës Botërore të Hendbollit Universitar, në të cilën djelmoshat e Kosovës u shpallën kampion.
Sipas tij, është kënaqësi e veçantë atëherë kur kupën botërore e fiton në shtëpinë tënde.
“Shumë urime të gjithë sportistëve dhe studentëve të Kosovës. Pas palestrës 1 tetori në Prishtinë, u ktheva në sheshin “Zahir Pajaziti” në atmosferën fantastike të cilën e ka sjell në kryeqytet aktiviteti ndërkombëtar 3×3 Challenger Prishtina. Në një ndeshje tejet të barabartë, në vazhdime ekipi i Antëerp-it të Belgjikës e mundi 18:17 atë të Friburg-ut të Zvicrës. Të dyja këto aktivitete janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Turizmi sportiv është politikë e veçantë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes së cilës po e vendosim Kosovën në hartën e shteteve që organizojnë ngjarje ndërkombëtare, gjersa iu ofrojmë të rinjëve tonë mundësinë që të ndjekin këto aktivitete nga afër”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndeshja finale u luajt ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut. /21Media

Back to top button