Kaloni te përmbajtja kryesore

AGK angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka angazhuar avokat për përfaqësimin e gazetarëve.
Yll Zekaj është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e dhënë të Misionit të OSBE-së në Kosovë.
“Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin e z. Zekaj. AGK-ja, ju inkurajon që t’i raportoni rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve”, thuhet në njoftim.
AGK njofton se shqetësimet apo kërkesat për konsultime mund t’i adresoni në këtë e-mail: [email protected]./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button