Prishtina mposht lehtësisht Malishevën
Prishtina ka shënuar fitore shumë të lehtë në ballafaqim me Malishevën në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Ismet Munishit e ka mposhtur atë të Arsim Thaçit me rezultat 4-2 të mërkurën duke vazhduar kështu formën e mirë në këtë fillim të sezonit.
Mendurim Hoti, Kreshnik Uka, Endrit Krasniqi dhe Kushtrim Gashi, shënuan për skuadrën nga kryeqyteti, kurse për Malishevën realizuan Shillova dhe Hajdari.
Prishtina me këtë fitore shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e tretë, kurse Malisheva mbetet e pesta me 7 pikë.